
Vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit i cili tentoi të arratisej nga policia pasi kishte me vete doza droge.
Policia mësohet se sinjalizoi shqiptarin që të ndalonte për të kryer kontrolle në mjeti por 46-vjeçari u largua në tentativë për ti shpëtuar autoriteteve. Pas ndjekjes nga policia dhe kontrolleve në mjet u zbulua nën sediljen e pasagjerit një sasi prej 1 kilogram e 140 gramë kokainë.
Shqiptari ndodhej në mjet edhe me një person tjetër i cili është lënë në arrest shtëpie. Në shtëpinë e të dyve, në veriperëndim të qytetit, u gjetën 1,700 euro në një dyshek, ndërsa në bodrum kishte një zarf prej 20 mijë eurosh. Gjithashtu u gjet edhe një makinë paketimi me vakuum, që me sa duket, është përdorur për paketimin e drogës. Në një makinë tjetër në dispozicion të të dyve, u gjetën edhe 10 gramë kokainë.

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
ide

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128