Vijon zjarri në malin e Skërficës, zjarrfikës dhe ushtarakët ndërhyjnë me emergjencë për shuarjen e flakëve
Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth, përfshirë edhe pyllin e mbrojtur të Pikës në Bashkinë Gjirokastër.
Për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonën pyjore, shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ka ndërmarrë një ndërhyrje të koordinuar emergjente.
Operacioni ka nisur në orën 04:20 të mëngjesit, me pjesëmarrjen e 10 zjarrfikësve dhe 15 efektivëve të ushtrisë.
Aktualisht, puna vijon me intensitet të lartë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.
Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.
Njoftim mbi situatën e zjarrit në malin e Skerficës
Zjarri në malin e Skerficës është aktivizuar dhe ndodhet aktualisht në territorin e Bashkisë Delvinë.
Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Pikës, është organizuar një ndërhyrje e koordinuar.
Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të ushtrisë, ka nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit. Nisja është bërë në orën 04:20, me 10 trupa zjarrfikës dhe 15 efektivë të ushtrisë.
Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
