Vizita në Brazil/ Dumani: Grupet kriminale shqiptare prezente në shumë shtete të Amerikës Latine, ja si funksionojnë

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine. I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Dumani tha strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë. Ai shtoi se ata janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti.
“Patëm një vizitë të suksesshme. Këtu është ndihma e SHBA-së. Ishte departamenti i drejtësisë që financoi dhe përfaqësues të DEA-s siguruan kontaktet tona me personat kompetentë. U suprizova nga gadishmëria e tyre. Grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine.
Për të qenë dorë e parë për blerjen e kokainës për t‘u kujdesur për rrugën e transportit të kokaiës në Europë. Strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë të mbyllura. Janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti”, tha Dumani.
-
Situata e reshjeve në Berat, disa zona mbeten pa energji elektrike
22 Nëntor, 23:28 -
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

