Vokshi e pyet për hetimin e Inceneratorit të Tiranës, Dumani: Është në hetim, shpresoj që…

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka "kyçur" preferuar sëriish në parlament që të ms japë detaje në lidhje me vijim e me hetimeve për mega- aferën e Inceneratorëve.
Për këtë çështje Dumani është pyetur nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila ka kërkuar të dijë pse nuk hetohet inceneratori i Tiranës apo ai i Fierit.
Kreu i SPAK-ut ka dhënë një përgjigje pa përgjigje duke thënë se këto janë çështje në hetim dhe të mbartura, por shpreson që në të ardhmen do të ketë rezultate konkrete.
“Janë çështje nën hetim, unë nuk mund të raportoj për të dhëna konkrete. Ndaj të njëjtin shqetësim me ju që janë çështje të mbartura, të cilat kanë kohë nën hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët. Si drejtues i prokurorisë kam të drejtë të krijoj të gjitha kushtet e nevojshme që këto hetime të ecin përpara.
Jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kenë përgjigje gjithë këto pyetje që bëni me vendimmarrje”, tha Dumani në parlament.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



