Voskopoja gjithë ditën pa energji elektrike, operatorët turistikë të shqetësuar

Fshati turistik i Voskopojës është përballur sot me mungesë të energjisë elektrike gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar shqetësim të madh te operatorët turistikë. Hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse, të cilat janë të rezervuara plot me turistë, kanë hasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve bazë.
Operatorët turistikë shprehen se ndërprerja e energjisë dëmton rëndë imazhin e Voskopojës si destinacion turistik dhe rrezikon të largojë vizitorët. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për të rikthyer energjinë dhe për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm, veçanërisht në periudhat e ngarkesës së lartë turistike.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e kësaj situate dhe kohën e rikthimit të energjisë elektrike.
-
WSJ: 3 000 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë
24 Dhjetor, 16:39 -
Menaxheri i Dani Olmos në negociata me ekipin e Premier League
24 Dhjetor, 16:30
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


