Vranë dhe groposën vajzën e tyre/ Apeli, 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci. Ata akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.
Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.
Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vrasjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa.
Dy të pandehurit kanë mohuar vazhdimisht akuzat.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

