“Vrasësi u përkëdhel nga drejtësia”, Anila Hoxha: Dan Hutra është dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin "Top Story", ka bërë një analizë të situatës të ndodhur në krimin e ndodhur në familje nga Dan Hutra, i cili tronditi opinionin publik. Hoxha është shprehur se ky ishte një dështim total i institucioneve të drejtësisë në lidhje me vendimin e marrë kundrejt Hutrës.
“Dan Hutra është një kriminel në rritje e sipër dhe nga viti në vit e ka pasuruar të shkuarën kriminale, është një dështim total I të gjitha hallkave të drejtësisë. Dështoi që të rehabilitohej e të riintegrohej që në mënyrë kur të dilte nga burgu të ishte mi rehabilituar. Hutra është përkëdhelur nga drejtësia, ta nisim nga ngjarja e fundit në maj 2022 kërcënoi bashkëjetuesen, e cila ishte shtatzënë gati një muaj dhe ai nisi një dhunë jo vetëm ndaj saj por e kapërcen kufirin dhe kanos e kërcënon se do të kryente krim edhe babanë e saj. Babai i saj tregon se ai kërkonte kokë njeriu dhe se do të bënte histori për mediat botërore. Elena nuk e kishte njohur vetë personin në fjalë por me anë të njerëzve të tjerë, dëshmitare e kësaj dhune ka qenë edhe nëna e vajzës. Elena është tërhequr nga denoncimi ku thotë se marrëdhëniet janë normalizuar. Pasi bëri këtë deklaratë ajo firmosi kontratë noteriale.” / TCH
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


