Vrasësit u nisën nga Fushë-Kruja/ Entjan Nikulaj u ndoq për 4 orë, e vranë në një zonë pa kamera

Hetimi i kamerave të sigurisë në rrugë kanë zbuluar se vrasësit e Entjan Nikulajt janë nisur nga fushë kruja. Madje viktima është ndjekur për të paktën katër orë prej tyre. Për të realizuar ekzekutimin kanë zgjedhur një zonë që nuk ishte e mbikëqyrur me kamera.
Për rreth 4 orë autorët e vrasjës së Entjan Nikulajt e kanë ndjekur objektivin e tyre dëri në ekzekutimin e tij.
Burimet kanë bërë të ditur se rreth orës 18:30 të së shtunës makina bmë ngjyre gri me targa të vjedhura është nisur nga fushe kruja dhe i është vënë në ndjekje.
Intenerari i agresorëve është zbuluar nga gjurmimi i kamerave të sigurisë në rrugë dhe në biznese. Besohet se 3 autorët kanë qënë në dijeni të lëvizjes së 40-vjeçarit.
Në kohën kur viktima ka lënë Shëngjinin për të hyrë në Lezhë autorët kanë nisur më zbatimin e planit.
Për të realizuar vrasjen kanë zgjedhur një zonë ku nuk ka pasur vëzhgim me kamera, duke bërë që të mos zbardhen veprimet në momentin final. 7 plumba kanë rënë mbi trupin 40-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend.
Autorët janë larguar me të njëjtën automjet, ndërsa makina ka përshkruar të njëjtin intenerar, duke u kthyer në Fushë-Krujë.
Pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Tubit” kanë djegur makinën ku u gjetën dhe dy automatik. Policia e Shtetit nuk ka dyshime që pas kësaj ngjarjeje fshihen vrasës profesionistë.
Nisur edhe nga lëvizja e makinës, para dhe pas ngjarjes, dyshohen se grupi vepron në zonën Fushë-Krujës, Krujës dhe përreth saj.
Pritet që në ditët në vijim t’u kërkohet operatorëve tëlefonik për të marrë tabulatet në zonën ku ndodhi krimi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




