Vrasja e 14-vjeçarit, Prençi: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi aludon për të paktën 5 persona të përfshirë në sherrin ku mbeti i vdekur 14-vjeçari Martin Cani. Sipas tij, kanë qenë dy autorë dhe njëri prej tyre e ka prindin në polici.
Por në emision ishte i ftuar edhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai i cili thekson se Policia i qëndron versionit të parë që ka ndarë për mediat, pra që ngjarja ka vetëm një autor.
“Uroj që policia e shtetit mos të implikohet në veprimtari manipulative, se hetimet do t’i drejtojë prokuroria. Jam i bindur se në përleshje kanë qenë të paktën 5 persona, dy persona me thikë, një i tretë që ka bërë sehirxhiun në krahun e agresorëve, i ndjeri dhe i plagosuri. Të mos nxitohemi, është më mirë të heshtim se të kryejmë veprime me dashje për të manipuluar dhe fshehur. Autori i dyshuar e ka një prindër që ka dorë në organet ligjzbatuese të shtetit dhe kolegët mundohen ta fshehin. Ka zëra që njëri nga fëmijët e ka prindin në institucionet shtetërore, pra në polici. Ndoshta ose ka lidhje”, tha gazetari.
-
-
Poli Hoxha: Masa e SPAK ndaj Hoxhës dhe Qynos, lajm tronditës
25 Nëntor, 22:32
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


