Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet pas disa orësh autori i krimit

14 Shkurt 2024, 15:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet pas disa orësh

Ilir Koçilja, 35-vjeçari nga Durrësi i cili mesditën e kësaj të mërkure qëlloi për vdekje me thikë fqinjin e tij, Halil Koka është arrestuar.

Dyshohet se fqinjët u konfliktuan këtë të mërkurë për shkak të një vendparkimi.

Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa Ilir Koçilja u largua nga vendngjarja pas krimit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Po ndodh...

ide