Vrasja e biznesmenit në Lezhë, portugezi Ruben Saraiva del para Gjykatës për t’u njohur me provat e reja

9 Tetor 2024, 12:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e biznesmenit në Lezhë, portugezi Ruben Saraiva del para
Ruben Saraiva është paraqitur sërish këtë të mërkure në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me provat e reja që e implikojnë atë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Portugezi është paraqitur disa herë në gjykatë, por pala mbrojtëse pretendon se Prokuroria nuk ka prova të reja që implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky procedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e implikojnë.

Po ndodh...