Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, kapet porositësi Voltan Xhani dhe vëllai i tij

Voltan Xhani, njeriu që u kap mëngjesin e sotëm në Durrës, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024.
Bashkë me Voltan Xhanin, është arrestuar dhe vëllai i tij, Jurgert Xhani, ndaj të cilit tashmë është hapur dosje hetimore për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Kjo pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Rezulton se Voltan Xhani, është shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo, u vu në pranga nga policia për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Xhani dhe Rroshkodol njihen herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë dhe dyshohet që kanë patur përplasje të forta për shkak të aktivitetit kriminal në tregtinë e drogës.
Dyshohet se Xhani, ka organizuar krimin, pasi me ndihmën e nipit dhe dy personave të tjerë ka trafikuar makina nga jashtë vendit, të cilat i mbante në një servis në Bërzhitë.
Njëri nga automjtet, pjesë të të cilit janë gjetur brenda servisit, është përdorur për kryerjen e vrasjes.
Në gjurmët e servisit ku u gjetën provat e krimit, policia ra teksa ndiqte lëvizjen e automjetit pas kryerjes së atentatit.
Lidhur me vrasjen e Rroshkodol policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë.
Policia ka dyshime se motivi i vrasjes së Rroshkodol është përplasja për trafiqet e paligjshme, por po ashtu pretendon se Voltan Xhani nuk është i vetmi i interesuar për vrasjen e tij.
Dyshohet se janë edhe të tjerë persona që kanë financuar krimin e rëndë.
Elis Rroshkodol u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal.
Ai ishte i skeduar nga autoritetet belge si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


