Vrasja e Martin Bardhit, shoqërohen në komisariat anëtarë të fisit Reçi, mes tyre edhe Saimir Reçi

Sot janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës persona nga fisi Reçi, mes tyre është shoqëruar edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin në mars të këtij viti po ashtu dhe i ati i Saimir Reçit. Ata dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e një dite më parë, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi.
SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?
Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.
Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
