Vrasja e Nikulajt/ Zbulohet deklarimi i Thomas Mithan në momentin e arrestimit

2 Maj 2023, 15:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Nikulajt/ Zbulohet deklarimi i Thomas Mithan në momentin e

Anglezi Thomas Mithan ishte pjesë e skuadrës kriminale të cilët vëzhguan për disa ditë me radhë e më pas ekzekutuan, Ardian Nikulaj ka dhënë shenjat e para për tu bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë atë çfarë Thomas Mithan ka deklaruar momentin e arrestimit mëngjesin e të shtunës.

Nga deklarimi i tij që ka trajtën e një rrëfimi prej një të penduari të parë prej grupit të 6 personave , Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte.

Kjo është deklarata gozhduese e tij për pjesën tjetër të grupit e cila është një as i fortë tashmë në dorën e prokurores angleze e cila, përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi.

“Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha” ka pohuar ai.

Thomas Mithan, të shtunën i tha gjykatës se ishte i gatshëm të vendoste 2.000 stërlina si garanci për lirim më kusht.

Gjykatësja Neeta Minhas e refuzojë këtë kërkesë me argumentin se jemi përballë një krimi të rëndë për të cilin e kërkonte shteti shqiptarë.

Thomas Mithan do të prangosej në qytetin Bristol në Anglinë Jug Lindore pak pas arrestimit po në këtë qytet të Stephen Hunt ndërsa disa orë më vonë u arrestua Harriet Bridgeman.

Sikurse Harry Simpson e Stephen Hunt edhe Thomas Mithan ka një të shkuar problematike me ligjin.

Nga skeda e tij penale në prokurorinë angleze CPS, Top Channel mëson se 49 vjetari Hunt, momentin e arrestimit ishte në një program rehabilitimi për lënien e drogës.

Thomas Mithan njihej edhe me emrin David i lindur në 8 Prill 1998.

Në 29 Prill 2014 ai do të dënohej me shërbim prove për posedim dhe shpërndarje kokaine. 

 

 

 

Po ndodh...