Vrasja e policit, FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e autorit Azgan Mërnica

13 Maj 2024, 17:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e policit, FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e autorit
Pas krimit të rëndë në Fier, ku pas një konflikti banal, polici Novruz Cenalia u qëllua me plumb në kokë nga Azgan Mërnica, një numër i madh efektivesh të forcave RENEA dhe FNSH kanë rrethuar banesën ku dyshohet se është fshehur 23-vjeçari.

Gjithashtu bëhet me dije se në Komisariatin e Policisë së Fierit janë shoqëruar edhe prindërit e autorit, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu po hetohet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo efektivi është vrarë për shkak të detyrës.

Efektivi ka shtëpinë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë duke shkuar me makinë në punë, në rrugë është ndeshur me autorin, shtetasin Azgan Mërnica, ku ky i fundit e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë jetën.

 

Po ndodh...