Vrasja e të miturit në shkollë, psikologia: Adoleshentit i duket lojë, sistemi…

Psikologia Denada Toçe ishte këtë të hënë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku foli për ngjarjen tragjike të ndodhur në mesditë në Tiranë, ku një 14 vjeçar mbeti viktimë e një përleshje me thika mes moshatarësh të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”.
Toçi tha se arsyeja që një ngjarje e tillë ndodhi, e të tjera mund të ndodhin sërish, është një zinxhir problemesh në të gjithë sistemin e arsimit. Ajo tha se në shkolla ka shumë pak kontrolle, ndërsa shumica e psikologëve nuk e kanë kapacitetin për të punuar me adoleshentët problematik.
“Ngjarje të tilla do ndodhin sërish. Ne e kemi të korruptuar sistemin, asgjë në Shqipëri nuk është e pamundur. Këtu mund të futesh, të kesh edhe armë me vete. 14-vjeçarët janë mosha që frekuentojnë më shumë cigare, alkool dhe drogëra dhe këto i gjejnë në ambientet e shkollës. Ju më thoni që adoleshentët e tjerë nuk janë të cenueshëm? E dimë ne si reagon një adoleshentë nën efektin e narkotikëve?
Në mentalitetin e adoleshentit, ai mendon se nuk e gjen asgjë, për të, të godasësh një fëmijë me thikë, është një lojë, është marrje e terrenit, marrja e rolit të të fortit dhe mendon se nuk e gjen asgjë. Jam e bindur që më pas ka një fajësi, është një mësim shumë i madh, por është një mësim me rriskë jete. Këtë rrisk ne nuk e kemi në sistem.
Këtu del fëmija jashtë shkolle dhe nuk ka asnjë prind e askënd që të merret me të”,-tha Denada Toçi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


