Vrau bashkëshorten dhe vëllain në Gramsh, autori shfaq problemet me shëndetin mendor

3 Shkurt 2023, 14:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau bashkëshorten dhe vëllain në Gramsh, autori shfaq problemet

Xhevit Sinani ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. I moshuari, i burgosur për vrasjen e dyfishtë që kreu më 27 Janar, ka shfaqur probleme, ndaj është kërkuar prezenca e një psikiatri në ambientet e burgut. Ai është konsultuar me psikiatrin për gati 20 minuta dhe pritet që të jetë në në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe specialistët e fushës. Për t'i kryer një kontroll të imtësishëm, pritet që Sinani të sillet në spitalin e burgut në Tiranë. 

Krimi i dyfishtë tronditi Gramshin më 27 Janar. Xhevit Sinani vrau bashkëshorten e tij Zegjine dhe të vëllanë, Shaqir Sinani. 80-vjeçari e kreu krimin me sëpatë. Xheviti vrau fillimisht gruan në banesën ku jetonin, ndërsa të vëllanë e ka ndjekur në vreshtat e rrushit. Pas krimit, ai telefonoi fëmijët dhe i ka vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Ai u arratis, mirëpo u arrestua pak orë më pas nga Policia. Sinani ka deklaruar se krimin e kreu për arsye xhelozie. Sipas tij, i vëllai i ngacmonte gruan.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128