Xhaçka në OKB: Rusia po bën lëvizje dëshpëruese

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Gjatë vizitës në NewYork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryediplomatja shqiptare nënvizoi se referendumet apo mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje dëshpëruese të Rusisë, që nuk po bën asgjë më shumë sesa përshkallëzimi i luftës por që nuk mund të dobësojnë rezistencës e Ukrainës dhe popullit të saj. Xhaçka parashtroi përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, në këtë javë të rëndësishme për diplomacinë botërore. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme pritet që sot të flasë në një takim të Këshillit të Sigurimit mbi paqen dhe sigurinë në Ukrainë dhe sot pasdite do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe mbi 40 ministra të jashtëm dhe zyrtarë të lartë të Evropës, SHBA dhe Kanadasë.
-
Tabaku: Trego Ulsi, pse e kërcënoni SPAK-un?!
22 Shtator, 11:19 -
Tabaku: Nga se ka frikë sot drejtësia; nga ligji apo nga politika?
22 Shtator, 11:02 -
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


