Zbardhen denoncimet e qytetarëve që çuan në burg Viola Sterjon

Disa qytetarë nga Korça kanë deklaruar se Ish-Drejtoresha e Mjedisit, Viola Sterjo iu kishte marrë shuma të konsiderueshme parash me qëllim influencimin te AZHBR për dhënien e fondeve në favor të tyre.
Në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës është bërë një kallëzim nga një qytetar, i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe që donte të ndërtonte aty një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grand.
Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë. Por ky nuk është mashtrimi i vetëm i Sterjos. Një tjetër qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë asaj shuma të ndryshme, si 9 dhe 28 mijë euro, në mënyrë që ajo të ndërhynte te AZHBR për të përfituar një grant prej 1.2 milionë euro për një bujtinë.
Një denoncues i tretë pohon se i ka dhënë Sterjos 160 mijë euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ia kthente shumën e lekëve të dhëna.
Por ajo vijonte mashtrimin duke i thënë se granti do të rritej nga 2.2 milionë euro dhe do të shkonte në 4.5 milionë euro.
-
-
Shtyhet seanca për Ardian Çapjan, zbulohet shkaku
28 Dhjetor, 13:04 -
Arrestohet ish drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, Viola Sterjo
28 Dhjetor, 11:43
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


