Zbulimi i arsenalit të armëve, Policia e Vlorës nxjerr detajet e operacionit

Policia e Vlorës me anë të një komunikate për mediat, ka dhënë detaje për sasinë e madhe të municionit të gjetur në një banesë në Babicë.
Efektivët e lartë të Policisë së Vlorës deklaruan se janë sekuestruar me mijëra fishekë, radiomarrëse, pajisje kompjuterike etj. Blutë sqaruan se i arrestuari Luciano Deraj alias Albano dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale, ndërsa shtuan se detajet e reja do të dalin në ditët në vijim.
“Falë një pune intensive të Policisë së Vlorës, kemi arrestuar shtetasin Luciano Feraj, banues në Babicë e Madhe, Vlorë. Ky shtetas u arrestua për posedimin e armëve në një banesë në fshatin Babicë. Kemi sekuestruar sasi të madhe municione, mijëra fishekë, radiomarrëse, pajisje antene, disa njësi qendrore kumpjuteri do iu nënshtrohen ekspertizës, pajisje policie, veshje të ndryshme.
Edhe në muajin shkurt është sekuestruar një tjetër sasi armësh. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me policinë. I arrestuari sot dyshohet se ka lidhje me grupe kriminale. Për këtë do shprehemi në një moment të dytë”, thanë blutë e qytetit të Vlorës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


