Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati

26 Maj 2025, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e

Në një operacion policor të koduar “Last chance”, janë goditur aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit në Tiranë.

Policia zbuloi një lokal ku organizoheshin lojëra të paligjshme dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati. Në pranga ranë dy punonjës të lokalit, ndërsa pronari u shpall në kërkim.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last chance”.

Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati.

Vihen në pranga 2 shtetas (punonjës në lokal). Shpallet në kërkim pronari i lokalit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B. V., në bulevardin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 44 vjeç, dhe F. D., 39 vjeç (punonjës në lokal), të cilët organizonin lojën e fatit, me makineta, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Po ndodh...

ide