Zhduket recepsionisti në Dhërmi, dyshohet se është vrarë nga një 43-vjeçar

6 Qershor 2024, 16:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhduket recepsionisti në Dhërmi, dyshohet se është
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku një recepsionisti i një hoteli Eraldo Nevruzi është zhdukur dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga një 43-vjeçari Geral Shehu.

Policia njofton se pas ngjarjes së rëndë, 43-vjeçari është larguar drejtë Greqisë.

Po ashtu bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

 

Po ndodh...