Zhdukja e Ervis Martinajt/ Jeton Lami refuzon për të dytën herë të flas para hetuesve

Nuk ka pranuar të flasi ish efektivi i policisë, Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj shumëtëkërkuarit Ervis Martinajt.
Gjykata e Kurbinit, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Lamin, agjentin e skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, që u ndalua për shoqërimin dhe transportimin e Martinajt. Lami dyshohet të jetë personi kryesor që mund të dijë të vërtetën e zhdukjes misterioze të Ervis Martinit.
Njeriu kyç i kësaj çështje Jeton Lami, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Ervis Martinin dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK. Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasi me procesverbal para hetuesve.
Mësohet se tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua. Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.
Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ervis Martinit, ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar.
Agjenti ka mbajtur qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime dhe këtë veprim e ka bërë dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi.
Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij.
Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin dhe cili është fati i këtij të fundit. Në vendimin e tij, gjyqtari Aurel Arapi, ka argumentuar se:
“…Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martini, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij…”- tha Arapi.
-
-
Zbardhet skema/ Ja si pastrohen milionat në Shqipëri përmes kazinove
16 Shtator, 17:30 -
Shqiptari i kartelit famëkeq meksikan u prit nga Edi Rama
16 Shtator, 16:09
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



