Zbardhet skema/ Ja si pastrohen milionat në Shqipëri përmes kazinove

Mediat meksikanë kanë bërë publike skemën që përdor karteli i Sinaloas për të pastruar para në vendin tonë.
Në krye të saj qëndron Ismael Zambada García, drejtuesi i kartelit meksikan, i njohur si El Mayo.
Sipas mediave të vendit latin, ai është i lidhur me katër vëllezërit shqiptarë; Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa të cilët prej vitesh janë të vendosur në Meksikë, fotografitë e të cilëve janë publikuar.
Ata zotërojnë disa kazino dhe biznese të tjera në fushën e Turizmit.
Në skemën e publikuar, mediat meksikanë sqarojnë se vëllezërit Hysa janë të lidhur me një kazino e cila është e ngritur në Vlorë.
Kjo është hera e parë që grupet shqiptare përmenden nga mediat meksikane si aletë të kartelit të Sinaloas.
Grupi kriminal është vënë në shënjestër nga autoritetet për aktivitetin e parregullt të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.
Sipas burimeve të medias prestigjioze ‘El Unisversal’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo.
Aty pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar.
Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato.
Investime janë të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.
Media meksikane thekson se në emër të kartelit Sinaloa po transferon miliona dollarë në Shqipëri duke përdorur kompanitë e tyre.
-
Terrori kibernetik/ Eksperti: Përveç Iranit, na ka hakeruar edhe Rusia
16 Shtator, 16:46 -
-
Shqiptari i kartelit famëkeq meksikan u prit nga Edi Rama
16 Shtator, 16:09
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



