Terrori kibernetik/ Eksperti: Përveç Iranit, na ka hakeruar edhe Rusia

Pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë nuk qëndrojnë vetëm iranianët por edhe rusët.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh për abc neWs, se qëllimi i këtij sulmi është të shkaktojë terror, kaos dhe destabilizim. Ai theksoi se përveç Iranit është edhe Rusia që na ka sulmuar online. Sulmet të tilla, sipas Karamuços janë akte terroriste. eksperti tha se sulmet po vijojnë në të gjithë rajonin, madje ai e lidh vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë pikërisht me sulmet që janë zhvilluar në Kosovë.
“Duhet thënë se nga të gjitha sistemet kemi vetëm E-Albania, por të gjitha sistemet e tjera online, të bankës apo të mbrojtjes nuk janë prekur. Është një hartë shumë më e gjerë sulmesh dhe është për të gjithë rajonin. Është një sulm i mirëfilltë terrorist. Ka qëllim të destabilizojë rajonin., Nuk është vetëm Irani. Ka ardhur me shpejtësi. Edhe Kurti ka ardhur me shpejtësi në Tiranë,” tha Karamuço.
“Është edhe Irani edhe Rusia. Nuk janë lajme të rastësishme këto. Kaos, panik, destabilizim, terror i përgjithshëm, rënie qeverie. Dhe në vende pro perëndimore” tha Karamuco.
Gjithashtu, eksperti i kriminalistikës, shtoi se ka 4 muaj më parë që sulmi i hakerave vijon, ndërsa ka theksuar se priten arrestime dhe urdhër ndalime.
-
Shtëpia e Bardhë organizon takim të nivelit të lartë kundër urrejtjes
16 Shtator, 16:12 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



