Enkelejd Alibeaj takim me ambasadoren Yuri Kim: PD i është mirënjohëse SHBA-ve

16 Shtator 2022, 15:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Enkelejd Alibeaj takim me ambasadoren Yuri Kim: PD i është

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në Facebook ka zbardhur takimin që ai ka zhvilluar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Temat kryesore të takimit të zhvilluar mes tyre mësohet të jenë fillimi i sezonit të ri parlamentar, përmirësimi i legjislacionit në fuqi dhe reforma administrative-territoriale.

Alibeaj thekson se PD i është mirënjohëse Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme gjatë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë.

Postimi i plotë

Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.

Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!

Enkelejd Alibeaj takim me ambasadoren Yuri Kim: PD i është

 

 

Po ndodh...

ide