Berisha mik i Bushit ti politikane e vjetër, si ju çoi Basha në çanak të rusëve?!, Kryemadhi: Ishim mendjelehtë!

16 Shtator 2022, 15:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha mik i Bushit ti politikane e vjetër, si ju çoi Basha në

Në emisionin “Opinion” të kësaj të enjteje, deputetja e Partisë së Lirisë dhe ish kryetare e LSI, Monika Kryemadhi, lëshoj një deklaratë-akuzë të fortë.

Duke diskutuar në studio për infiltrimin e parave ruse edhe në Shqipëri dhe mjedisin politik, ajo tha se dorëzimi i mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale ishin vepër e Lulzim Bashës, në funksion të ndikimit rus.

Fillimisht kjo akuzë e fortë dhe e pa paraqitur me ndonjë të dhënë kaloj lehtë, ndaj në fund të emisionit gazetari Poli Hoxha këmbënguli që Kryemadhi të jepte fakte.

Por ajo deklaroi se kjo i përket të ardhmes!

Më pas Hoxha e pyeti, se si kishte mundësi që një politikan si Sali Berisha që thotë se është mik i Bushëve si dhe ka qene president dhe kryeministër dhe një politikane e vjetër dhe përvojë si Kryemadhi, shkuan prapa Bashës në çanakun e Rusisë!

Përgjigjja e Monika Kryemadhit ishte surprizuese: Ishim Mendjelehtë.

Më poshtë keni debatin Hoxha- Kryemadhi të zbardhur si dhe videon e plotë:

 Hoxha-  Zonja Kryemadhi, ju pak më përpara bëtë një deklaratë të fortë që e habit shumë edhe Fevziun. Bëtë një deklaratë shumë- shumë të fortë , bëtë një deklaratë  dhe  e lidhët dorrëzimin e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, direkt me porosi, me ndikim dhe me pagesa të rusëve. Kjo ndryshon komplet historinë që na keni treguar deri më tani për këtë çështje.

Fevziu– Kjo është deklaratë që e ndryshon krejt!

Kryemadhi- Kjo është e vërteta!

Hoxha– Dakord, do bëj pyetjen ...

Fevziu– Keni fakte apo është analizë?

Hoxha – Prit të mbaroj se kam pyetjen, kjo ndryshon të gjithë historinë që na keni treguar ju vetë faktikisht.  D.m.th sipas jush deri dje, Luli ishte i shitur te Edi Rama; mori këtë, bëri këtë për para etj, etj. Por tani po na del nga ju se Lulzim Basha bashkë më Edi Ramën, qenkan të shitur te Rusia. Ndërkohë nga ana tjetër...

Kryemadhi– Para marrin, si do merren paratë?!

Hoxha– Dakord po nga ana tjetër keni thënë që Edi Rama bënë çfarë të duan amerikanët, prandaj e mban, nga ana tjetër keni thënë ....

Kryemadhi– Unë kam thënë që Edi Rama bënë çfarë të dua amerikanët? Kurrë!

Hoxha– Jo, them opozita në përgjithësi po flas, dakord!

Kryemadhi– Edi Rama përkundrazi, bënë të kundërtën e asaj që i kërkojnë amerikanët.

Hoxha: Edhe unë kështu mendoj faktikisht , por.....

Kryemadhi- Asnjëherë se kam thënë këtë gjë!

Hoxha- Fakti është që një pjesë e opozitës e akuzon se e mban Amerika në pushtet dhe kjo është e vërtetë apo jo?

Kryemadhi- Nuk besoj që është e vertetë!

Hoxha- Po them që është e vërtetë që e thotë një pjesë e opozitës, znj. Kryemadhi, kjo është evidente. Tani këtë lloj akuze juve e ndatë. Është një akuzë tepër e rëndë dhe unë nuk e di si do ta kapërdijë zoti Basha sepse në atë periudhë të lënies së mandateve, ai ka qenë shumë i ngushtë me zotin Berisha. Berisha ka thënë mirë bëri për mandatet dhe zgjedhjet lokale, të tre e keni thënë. Meqë po futemi në këtë, të tre keni thënë që nuk futemi etj, dhe i latë. Është tjetër gjë pastaj, se çfarë ndodhi më vonë. Pyetja ime është kjo: Ju si një politikane shumë e vjetër ...

Kryemadhi- Po ç’e vjetër , ne po rinohemi!

Hoxha- Jo, e kam fjalën në pjekuri, si një politikane që në profilin tuaj pavarësisht se u fute në këto gjërat e brendshme, gjithmonë e kam parë si një profil të duhur në marrëdhëniet ndërkombëtare me të huajt. Dhe faktikisht në këtë fushë keni qenë e suksesshme që në rininë tuaj. Si ka mundësi që “spiuni”, “agjenti” Lulzim Basha, ju mori tufë të gjithëve, gjithë këto figura?!

Tjetri (Berisha) ish- president, ish kryeministër, mik i Bushit... ju mori Basha dhe ju çoi në çanakun e rusit?! Ma shpjegon dot?! Dhe çfarë faktesh ka që e gjitha kjo është e vërtetë?

Kryemadhi- Në këndvështrimin tim faktet kalojnë përtej diskutimit tonë të sotshëm. Besoj që në të ardhmen do të ketë më shumë. Mos të harrojmë se prezenca e sulmeve kibernetike nga iranianët, nuk është e rastësishme e para. E dyta  ajo që dua të theksojë, që e tha edhe zoti Hoxha, është e vërtetë që ne vepruam me mendjelehtësi të madhe dhe prandaj kjo është dhe një ndër arsyet që e gjithë opozita në atë kohë- dhe i jap shumë të drejtë Ilir Metës- sepse Ilir Meta këmbëngulte me stoicizëm të kundërtën. Bile pseudonimi që Ilir Meta i kishte vënë Edi Ramës ishte Asadi dhe ma ka thënë gjithmonë, që mos mendoni  se Asadi do të shqetësohet se juve digjni mandatet. Ai mezi po pret dhe me atë kecin e PD do rrëzoni ju Edi Ramën?!

Fevziu– Meta ka qenë kundër, e konfirmoi edhe unë sepse ai ka qënë shumë nervoz atë ditë që u morr vendimi.

Hoxha- Nuk po flas për këtë. Meta nuk ishte në të njëjtin pozicion, ishte president, unë po flas për këta...

Kryemadhi- Zoti Hoxha a e dini ju pse ndodhi kjo? Se ne kemi në opinion- bërjen tonë sharlatanë si puna këtyre deficentëve që nxori dhe zoti Fevziu pak më përpara, (Halit Valteri), që janë kokrra të injorantëve që s’kanë mbaruar klasën e parë akoma, dhe i përdorin njerëz që kanë interesa përfitimesh parash, o nga trafiku i drogës të cilat i pastrojnë nëpërmjet skemave të evazionit fiskal.

Fevziu- A keni fakte konkrete?

Hoxha- Znj. Kryemadhi akuza është shumë e rëndë, të lutem mbroje!

Kryemadhi- Ja pra, zoti Fevziu e ka letrën atje, (Për përfshirjen e Edi Ramës nga një shkrim i medieve amerikane) dhe nuk e nxjerrë.

Hoxha- Letrën ja kam dhënë unë para emisioni është e përkthyer nga Alafapress.al prej “Bussnes Insider”. Po të duash e lexoj, se është me dokument.

Kryemadhi– Dhe është shumë e qartë letra që qeveria amerikanë kërkon sqarim nga qeveria shqiptare, se çfarë parash ka dhuruar personit në fjalë. Dhe kjo është shumë e rëndë!

 Hoxha- Tjetër temë, por gjithsesi një zëdhënës i qeverisë (Rama) thotë që nuk është marrëdhënie zyrtare por është marrëdhënie private, personale e kryeministrit me ish hetuesin e lartë të FBI-së, që na del në lidhje me rusët.

Kryemadhi-  Shumë mirë, ta sqarojë kryeministri Zoti Hoxha, Monika Kryemadhi nuk ka ndonjë “Pent House” në mes të New Yorkut.

Hoxha- Patjetër por është krejtësisht tjetër çështje, bëtë akuzë të rëndë!/Alfapress.al

 

 

Po ndodh...

ide