Kontrabandë mallrash me autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në pranga shoferi

16 Shtator 2022, 16:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kontrabandë mallrash me autobusin e linjës Athinë-Tiranë,

Goditet një tjetër rast i kontrabandës, në pranga ra drejtuesi i autobusit i linjës Athinë-Tiranë, i cili transportoi mallrat kontrabanduara.

"Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit- E. G., 37 vjeç, banues në Fier" njoftoi policia.

Në hyrje të RSH-së, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një autobus të linjës Athinë-Tiranë, me drejtues shtetasin E. G.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e autobusit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, përkatësisht 37 goma makinash, 200 litra vaj makinash, 5 thasë me konfeksione, 20 pako cigare, 2 kuti me medikamente mjekësore, etj, të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara".

 

Po ndodh...

ide