Lajme flash

Zjarr në një pallat në Astir, banorët bllokohen brenda nga tymi

4 Prill 2025, 15:04 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në një pallat në Astir, banorët bllokohen brenda nga

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik në banorët e tij. Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka ndjerë problem.

Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.

"Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128