Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Banorët përballen të vetëm me flakët
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkopetit, duke djegur dy banesa, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi të madhe, jashtë kontrollit.
Zjarri shpërtheu rreth një orë më parë dhe aktualisht përbën një kërcënim serioz për banesat e tjera në zonë.
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesat e djegura nuk ndodheshin persona brenda, duke shmangur pasoja në njerëz. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe situata mbetet kritike.
Aktualisht, vetëm banorët e zonës po përballen me flakët, duke u përpjekur me mjete rrethanore të ndalojnë përhapjen e zjarrit në banesat e tyre.
Ata kërkojnë ndihmë urgjente nga zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencës, pasi zjarri po përhapet në një terren të vështirë dhe në kushte të favorshme për flakët.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet vendore apo emergjencat civile mbi shkakun e zjarrit dhe masat që po merren për izolimin e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
