Zjarri përfshin Parkun Kombëtar Korab-Koretnik, flakët përhapen me shpejtësi
26 Gusht 2024, 18:59 / AKTUALITET

Masivi pyjor me mështekna në Novosej të Kukësit është përfshirë nga zjarri. I ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zonë zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, punonjës të shërbimit pyjor, ato të administratës të zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës.
Ndërhyrja në kohë për të mundur kufizimin e përhapjes dhe sipas informacioneve në terren vatra e zjarrit është izoluar dhe është bërë shuarja e plotë e saj.
Ky masiv pyjor është pjesë e parkut kombëtar Korab-Koretnik ndërsa mështekna është druri i rrallë dhe me vlera të veçanta qoftë dekorative por edhe kurative në përdorimet farmaceutike.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
Koherenca qesharake e opozitës!
Nga Alfapress.al
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128