Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, Todi Llupi

Të martën e 14 korrikut u nda nga jeta, në moshën 78-vjeçare, aktori i humorit Todi Llupi, një nga figurat më të spikatura të Estradës së Fierit. Për më shumë se pesë dekada në skenë, ai dhuroi te qeshura pafund falë humorit fin, personazheve autentikë dhe përdorimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.
Todi Llupi u bë pjesë e Estradës Profesioniste të Fierit në vitin 1971, duke u kthyer shpejt në një nga aktorët më të dashur të saj.
Ndër breza do të kujtohet për interpretimin e rolit të Malos, në parodinë "Do martojmë Malon", një nga veprat më të njohura te teatrit.
Përveç estradës, Llupi la gjurmë edhe në kinema. Ai interpretoi në disa filma artistikë, duke dëshmuar se ishte një aktor me diapazon të gjerë.
Në filmin "Amnistia" të regjisorit Bujar Alimani, ai solli një nga interpretimet më të fuqishme të karrierës së tij, në rolin e Remziut, një personazh dramatik ku tregoi një tjetër dimension të talentit të tij.
Vitet e fundit Todi Llupi luajti në komedinë satirike "Shshsh... ule zërin", me tekst të Pëllumb Kullës dhe regji të Leka Bungos, duke dëshmuar se pasioni për teatrin nuk e la asnjëherë.
Në vitin 1989 u nderua me titullin "Artist i Merituar", në vlerësim të kontributit të tij të veçantë në artin skenik.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128