Balluku nën akuzë për mln euro, eurodeputetja Strik: Zero tolerancë ndaj korrupsionit! Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet

1 July 2026, 19:10 / POLITIKË ALFA PRESS
Balluku nën akuzë për mln euro, eurodeputetja Strik: Zero

Delegacioni i eurodeputetëve të grupit të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA) në Parlamentin Europian ka përfunduar këtë të mërkurë misionin faktmbledhës në Shqipëri, ku u njoh nga afër me shqetësimet për projektin turistik në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, si edhe me protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji në Tiranë.

Gjatë një konference për mediat në Europe House, eurodeputetja holandeze Tineke Strik u ndal edhe te akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë dhe theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet të tregojë asnjë tolerancë ndaj korrupsionit.

“Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet”, tha ajo duke kërkuar që qeveria të punojë seriozisht për një sistem funksional të shtetit të së drejtës, me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe procedurave të padrejta të prokurimit publik.

Strik komentoi edhe protestat që prej 32 ditësh zhvillohen në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Sipas eurodeputetes, reagimi i autoriteteve ndaj protestuesve paqësorë nuk është në përputhje me standardet demokratike.

 Delegacioni i Greens/EFA zhvilloi takime me institucione, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë, ndërsa në fokus të vizitës ishte edhe ndikimi i projektit turistik në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë, për të cilin eurodeputetët kanë ngritur shqetësime në raport me standardet e Bashkimit Evropian.

Po ndodh...

ide