“Më 4 korrik, prezenca e diasporës do të jetë më e madhe”, aktivisti: Nëse Rama do të donte të na fuste në Evropë, s’do të mbronte Ballukun

1 July 2026, 15:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Avokati dhe anëtari i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Gentjan Alimadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama po luan me kartën e hyrjes në Bashkimin Evropian për të mbajtur elektoratin e tij, por një gjë të tillë nuk e dëshiron.

Në intervistën për News24, ai deklaroi se nëse kryeministri do të donte hyrjen në BE, nuk do të mbronte politikisht ish vartesën e tij Belinda Balluku, duke mos i hequr imunitetin e deputetes dhe duke mos lejuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) që të vepronte me arrestimin e saj.

“E filloi me ujin e dritat dhe shëndetësinë. Nuk mbajti asnjë premtim dhe tani po luan me kartën e Evropës. Nëse do të futesh në Evropë nuk bën atë që bëre me Ballukun, me imunitetin e shumë të akuzuarve nga SPAK. Dëshirën që të futet në Evropë nuk e ka fare. Futja në Evropë është e vetmja fasadë që i duhet për të justifikuar elektoratin e vet dhe për të manipuluar ata që e shikojnë si ai që bën ato barcaletat.”, deklaroi aktivisti.

Ai theksoi se pjesëmarrja në protestën e 4 korrikut nga diaspora do të jetë edhe më e madhe, ndërsa shtoi se kryeministri ka dështuar me planin e tij për të lodhur protestuesit.

“Ne do të vazhdojmë. Qëllimi është që të vijmë të gjithë në Tiranë dhe të sfidojmë vapën dhe t’i tregojmë Tamës se plani i tij për të lodhur protestuesit ka dështuar.”, shtoi ai.

Po ndodh...

ide