“Shko moj këllirë rrugësh”, Erion Braçe shthur gojën ndaj studentes së Gazetarisë, e reja i përgjigjet: Shushunjë, prandaj të ka lënë Zoti aq sa je

1 July 2026, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS
 

Protesta e mbajtur ditën e djeshme para selisë së Kuvendit u shoqërua me incidente, pasi aktivistët qëlluan me vezë në drejtim të deputetëve. Kjo duket se ka revoltuar deputetin socialist Erion Braçe, i cili deklaroi se ligjvënësit u rrezikuan nga protestuesit.

Pas këtyre deklaratave, Braçe u përball me kritika të ashpra në komentet e rrjeteve sociale. Megjithatë, duket se deputeti socialist nuk i ka mbajtur nervat përballë aktivistes dhe studentes së Gazetarisë, Irini Myftaraj.

Braçe i ka dërguar një mesazh aktivistes, duke iu drejtuar me fjalët: "Shko moj këllirë rrugësh", duke përdorur një gjuhë fyese ndaj saj.

Myftaraj ka vendosur ta publikojë mesazhin e Braçes në një postim në Instagram, ku i ka kthyer edhe një përgjigje politikanit socialist. E reja hedh akuza se ai ndjek aktivistët përmes adresave false në rrjetet sociale, ndërsa nuk ngurron ta quajë edhe "shushunjë".

 “Të thash në komente ta them e publikisht . Ty prandaj të ka lënë Zoti aq”, shkruan aktivisjtja.

Postimi i plotë i aktivistes:

Do shkoj në shesh në 19:00 këllirë parlamenti.

E di që na ndjek me account fake o shushunjë.

Të thash në komente ta them e publikisht .

Ty prandaj të ka lënë Zoti aq. Ju trembën veztët ju? Na tregon ti për deputetet gra , po gratë e protestës që panë terror nga policia, nga civila si Roki?!

Lexo nenin 47 o vemje. Edhe nenin 22. JU NA GODITËT. JU PROVOKUAT.

Kjo është DIKTATURË.

Po Zoti e fati është me ne. Dhe e mbajtëm aq mirë qestësinë. Ju doni luftë po ne kemi REVOLUCION.

 

 

Po ndodh...

ide