Tronditet Selaniku! Sulme të kordinuara ndaj tre zyrtarëve të partisë në pushtet, brenda 20 minutash u vihet zjarri tre shtëpive

1 July 2026, 10:36 / BOTA ALFA PRESS

Pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre një grua në gjendje kritike dhe e intubuar, pas tre sulmeve të koordinuara me bombola gazi që synuan banesat e tre zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re (ND), në Selanik.

Sipas autoriteteve sulmet u regjistruan njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit, vetëm në 20 minuta, dhe dyshohet se autorët lëvizin me motoçikleta. Çështja është marrë në hetim nga Shërbimi i Antiterrorit, i cili po shqyrton mundësinë që bëhet fjalë për një plan të organizuar, sipas raportimeve të mediave greke.

Sulmi më i rënë u regjistrua në zonën e njohur si Harilaou, rreth orës 04:35, ku një zjarr që u shkaktua prej një bombole gazi u përhap e shpejtësi duke përfshirë edhe dy automjete dhe dy motoçikleta. Një prej automjeteve i përkiste politikanes Aphrodite Nestora, ecila është edhe avokate e njohur në Sekanik dhe drejtuese e lartë në partinë në pushtet.

Si pasjë e zjarrit nëna 70-vjeçare e Nestorës pësoi djegie të rënda në të gjithë trupin dhe po trajtohet e intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit “Ippokrateio”. Vetë Aphrodite Nestora pësoi djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa babai i saj dhe dy banorë të tjerë të pallatit u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen të shkaktuara nga tymi.

TRONDITET Selaniku! Sulme të kordinuara ndaj tre zyrtarëve të

Ndërsa vetëm pak minuta më herër rreth orës 04:23, një tjetër sulm u regjistrua në zonënn e njohur si Tumba, ku persona ende të paidentifikuar vendosën një bombol gazi në hyrjen e pallatit ku banon sih-deouteti Savvas Anastasiades. Shpërthimi shkaktoi dëmtime në hyrjen e godinës, duke thyer xhamat dhe dëmtuar fasadën, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Njdërsa sulmi i parë u regjistrua në orën 04:18, në Pylaia, ku një bombol gazi u vendos dhe u aktivizua pranë një godine që në të kaluarën ishte banesë e kryetarit të Komitetit Drejtues të Demokracisë së Re në Selanik, Zisis Ioakimoviç. Në këtë rast nuk u raportuan dëme materiale apo të lënduar.

 
 
 

Po ndodh...

ide