Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit, eurodeputetja reagon pas përplasjeve në Tiranë: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme
E pyetur për përplasjet e së martës, në të cilat nuk ishte e pranishme, eurodeputetja u shpreh se nuk mund të komentonte rrethanat konkrete të ngjarjes, por ritheksoi se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme”.
Përplasjet para Kuvendit shënuan një përshkallëzim të protestave, të cilat prej më shumë se një muaji ishin zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore.
Rreth 200 protestues u mblodhën përpara Parlamentit gjatë mbërritjes së deputetëve për seancën plenare. Gjatë protestës u hodhën vezë drejt automjeteve të disa deputetëve, ndërsa policia ndërhyri duke shoqëruar me forcë gjashtë aktivistë.
Pas ndalimeve, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e të arrestuarve dhe akuzuan efektivët për përdorim të tepruar të forcës.
Në mbështetje të protestuesve kanë qëndruar edhe eurodeputetet Ilaria Salis, Tineke Strik dhe Anna Strolenberg, të cilat ndodhen në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128