Franca çmonton Suedinë, shkëlqen Mbappe
1 July 2026, 08:43 / SPORT
Franca është tjetër nivel! “Gjelat” e Didier Deshamp janë padiskutim kombëtarja për t’u mundur në këtë Botëror. Blutë siguruan një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë në raundin e 1/16-ve të Kupës së Botës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “MetLife”.
Ylli francez Kilian Mbape ishte edhe një herë vendimtar, duke realizuar dy gola dhe udhëhequr “Gjelat” drejt kualifikimit, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Barkola.
Me këtë sukses, Franca është bërë skuadra me sulmin më produktiv të turneut dhe tani do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ve. Nga ana tjetër, Suedia pësoi humbjen e saj të parë ndaj Francës në një turne madhor dhe i dha fund aventurës në Kupën e Botës me një eliminim zhgënjyes.
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nga Roland Bejko
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128