U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

1 July 2026, 11:08 / POLITIKË ALFA PRESS

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.

“Nuk provohet se e ka kryer veprën penale”, është shprehur gjyqtarja Irena Gjoka.

Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.

Bufi i ka kundërshtuar këto akuza dhe është deklaruar e pafajshme.

 

Po ndodh...

ide