BKH godet Kadastrën për korrupsion! Në 'sitë' drejtues dhe zyrtarë të lartë

Byroja Kombëtore e Hetimit (BKH), ka zbarkuar në ASHK ku po heton disa drejtues dhe zyrtarë në disa qytete të vendit pas dyshimeve për një skemë të organizuar korrupsioni që lidhet me tjetërsimin e pronave, legalizime të paligjshme apo bashkëpunim me grupe kriminale.
Në disa media doli se i është sekuestruar telefoni drejtoreshës së ASHK-së, Lorena Goxhobelli, burime për VoxNews na thanë se nuk ësht e vërtetë.
VoxNews ka mësuar se BKH është instaluar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ditën e premte me orë të tëra. Nën hetim janë zyrtarë dhe ish drejtorë të cilët mund të kenë favorizuar regjistrimin e pronave në kundërshtim me ligjin.
Ndërkohë, sipas informacioneve SPAK ka vendosur sekuestro mbi disa sipërfaqe toke në zonën e Livadhit në Himarë dhe pritet të ketë edhe aksione të tjera në vijim.
Vatrat kryesore të korrupsionit dyshohet se ndodhen në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan.
Prokurorët e posaçëm po hetojnë ndikimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për lehtësimin e pastrimit të parave duke tjetërsuar pasuritë e paligjshme dhe duke investuar në sektorin e ndërtimit.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Promemorje Psiko-politike në kohë proteste!
36 ditë protestë kundër politikës, Ditmir Bushati: E ardhmja është këtu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128