Sulm me 2 viktima në një lokal në Texas, i dyshuari po hetohet për frymëzim të mundshëm nga sulmet në Iran

1 Mars 2026, 20:01 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me 2 viktima në një lokal në Texas, i dyshuari po hetohet

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një bar në SHBA.

Sipas mediave të huaja mes viktimave është edhe autori i dyshuar i sulmit.

Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e sulmit me armë në një bar në Austin, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 14 të tjerë, si Ndiaga Diagne, 35 vjeç, qytetar amerikan me origjinë nga Senegal. Ai ishte naturalizuar në 2013 dhe kishte aplikuar për azil në 2016, raporton New York Post.

Sipas informacioneve, autorit i është gjetur një Kur’an në makinë, ndërsa një reporter i Fox News publikoi në Twitter një foto ku Diagne shihet me një bluzë që mban mbishkrimin “Pronë e Allahut”.

Autoritetet po hetojnë nëse motivi i sulmit mund të ketë lidhje me sulmet e SHBA-së kundër Iranit. Ai ka një histori arrestimesh në Texas dhe besohet se ka jetuar në New York City nga viti 2000 deri në 2008. Agjenti i FBI-së në San Antonio, Alex Doran, deklaroi: “Është shumë herët për të përcaktuar motivin e saktë, por ka tregues në personin dhe automjetin e tij që mund të lidhen me terrorizmin.”

Sulmi ndodhi gjatë mbylljes së barit, kur SUV-i i autorit ndaloi para hyrjes dhe ai filloi të qëllonte drejt klientëve. Më pas, ai zbriti nga makina dhe qëlloi edhe kalimtarët. Policia mbërriti shpejt, shkoi në shkëmbim zjarri dhe e vrau autorin. Të plagosurit u transportuan në spital, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike.

 

Po ndodh...

ide