Protesta e opozitës, reagon edhe Ambasada Gjermane: E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën

1 Mars 2026, 18:44 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e opozitës, reagon edhe Ambasada Gjermane: E drejta për

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e mbrëmshme të opozitës në rrugët e kryeqytetit.

Fillimisht në reagim, ambasada gjermane bie dakord me qëndrimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Më pas shton se e drejta për protestë dhe demonstrim nuk justifikon dhunën dhe se udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për një bashkëjetesë paqësore në demokraci.


Reagimi i Ambasadës gjermane:

Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.

Po ndodh...

ide