Arsenali mposht Çelsin në derbin londinez, shkëputet me 5 pikë nga Siti në garën për titullin e Premier Ligës

1 Mars 2026, 20:26 / SPORT ALFA PRESS

Arsenali mposht Çelsin në derbin londinez, shkëputet me 5

Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Çelsit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 28-të në Premier Ligë.

“Topçinjtë” fituan me shifrat 2-1 teksa goli i avantazhit erdhi pikërisht nga ata, në minutën e 21-të falë Saliba. Baraspesha u vendos në fund të pjesës së parë për shkak të një autogoli të Hinkapie.

Timber vulosi fitoren e vendasve në të 66-ën ndërsa blutë e Londrës ngelën me 10 lojtarë në minutën e 70’ për shkak se Neto doli me karton të kuq.

Me këtë fitore, skuadra e Artetës thellon diferencën me pikë, duke shkuar në +5 nga Mançester Siti i vendit të dytë.

 

Po ndodh...

ide