Sulm me armë në azilin e të moshuarve, mes viktimave edhe nëna e agresorit

Së fundmi, një person i armatosur ka vrarë pesë persona në një shtëpi të pleqve në Daruvar të Kroacisë.
Raportohet se pesë persona humbën jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pas aktit, vrasësi që besohet të jetë polic ushtarak ka ikur, por policia arriti ta kapte shumë shpejt.
Sipas mediave kroate, përveç punonjësve dhe banorëve të tjerë, në mesin e të vrarëve dyshohet se është edhe nëna e të armatosurit.
Siç ka bërë të ditur e përditshmja kroate Jutarnji list, vrasësi me inicialet K.P nga Donji Daruvar, i lindur në vitin 1973, ka hyrë në shtëpinë e të moshuarve dhe ka filluar të qëllojë.
Personi që akuzohet për kryerjen e krimit tani ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë.
Ndërkohë, në vendngjarje po vijon hetimi i drejtuar nga zëvendësprokurori i qarkut të Bjelovar.
Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ndodhet në Split. Ai do t’i drejtohet popullit pas orës 14:00.
-
Ushtroi dhunë ndaj të ëmës, arrestohet 26 vjeçarja në Tiranë
22 Korrik, 12:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

