Sulm pranë ambasadës së SHBA në Kuvajt, autoritetet njoftim emergjent qytetarëve amerikan

2 Mars 2026, 08:34 / BOTA ALFA PRESS

Sulm pranë ambasadës së SHBA në Kuvajt, autoritetet njoftim

Re tymi janë parë duke u ngritur mbi Kuvajt, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë vend.

Pamjet e fundit tregojnë shtëllunga tymi mbi zonën urbane, ndërsa Ambasada Amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos paraqiten në ambientet e saj dhe të strehohen në shtëpi deri në një njoftim të dytë.

Një person u raportua i vrarë në Kuvajt një ditë më parë, ndërsa Irani nisi sulme ajrore në disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Kuvajti, një aleat i SHBA-së që strehon gjithashtu një bazë ushtarake amerikane, deklaroi se ka kapur raketa të lëshuara në drejtim të territorit të tij.



Po ndodh...

ide