"Gjithçka po shkon sipas planit"/ Trump: Janë vrarë të gjithë liderët islamik, sulmet mund të zgjasin deri në 1 muaj

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se sulmet e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Iranit mund të zgjasin deri në një muaj.
Duke folur për Daily Mail , ai tha: “Gjithmonë ka qenë një proces katër-javor. Ne menduam se do të jetë katër javë a më shumë. Gjithmonë ka qenë një proces katër-javor, kështu që sado i fortë që është, është një vend i madh, do të duhen katër javë ose më pak.”
Presidenti komentoi gjithashtu për vdekjet e para të personelit ushtarak amerikan në luftime: “Ata janë njerëz të shkëlqyer”, tha ai. “Dhe, e dini, ne presim që kjo të ndodhë, për fat të keq. Mund të ndodhë vazhdimisht mund të ndodhë përsëri.”
Ai tha se kishte folur me familjet e tyre dhe do t’i takonte “në kohën e duhur”.
Trump tha se operacioni nuk kishte sjellë ndonjë surprizë në dy ditët që nga fillimi i tij.
“Jo, mendoj se po shkon sipas planit,” shtoi ai. “E dini, përveç kësaj ne ua rrëzuam të gjithë udhëheqësit shumë, shumë më tepër sesa mendonim. Duket sikur janë 48.”
Ai tha se ishte i hapur për bisedime me udhëheqjen e Iranit, por nuk e dinte nëse ato do të ndodhnin së shpejti.
“Ata duan, duan të flasin, por unë thashë që duhet të kishe folur javën e kaluar jo këtë javë”, i tha ai gazetës Mail.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Me Berishën, sa të jetë Toka, PD nuk fiton!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128