Çmenduri me 6 gola! Juventusi “rrëmben” 1 pikë ndaj Romës, Zhegrova protagonist

1 Mars 2026, 22:57 / SPORT ALFA PRESS

Çmenduri me 6 gola! Juventusi  “rrëmben” 1 pikë

Roma dhe Juventusi u barazuan spektakolare 3-3 në ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.

Ekipi vendas e mbylli pjesën e parë me avantazh falë golit të Wesley në minutën e 39-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Conceição barazoi përkohësisht, por Roma shënoi dy herë radhazi me anë të Ndickas dhe Malen për një epërsi 3-1.

Juventusi reagoi i pari me Jeremie Bogën, i cili shënoi golin e dytë për Biankonerët. Barazimi përfundimtar u vulos nga Federico Gatti në minutat shtesë të ndeshjes. Në të dy golat, protagonist ishte Edon Zhegrova, i cili krosoi në zonë.

Ky rezultat e lë Romën në vendin e katërt, 3 pikë përpara Komos.

Juventusi mbetet në vendin e gjashtë, duke regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Serie A.

Po ndodh...

ide