91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, Trump pritet të vizitojë zonën këtë javë

Bilanci i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Teksas ka arritur në 91, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se situata mbetet kritike në disa rajone të shtetit jugor amerikan.
Gjatë një konference për shtyp, Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt deklaroi se administrata e Presidentit Donald Trump po bashkëpunon ngushtë me autoritetet lokale dhe shtetërore për t’u përballur me krizën, ndërsa paralajmëroi se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për jetën dhe pronën.
Leavitt reagoi ashpër ndaj akuzave për vonesa në përgjigjen federale, duke i quajtur këto “gënjeshtra të shtrembëruara” dhe duke u bërë thirrje kritikëve të “turpërohen thellësisht” për përhapjen e dezinformatave.
Në fund të deklaratës, ajo njoftoi se Presidenti Trump pritet të vizitojë Teksasin më vonë gjatë kësaj jave, me shumë mundësi të premten, për të parë nga afër dëmet, për të takuar të mbijetuarit dhe për të inkurajuar ekipet e emergjencës që po punojnë në terren.
Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim dhe autoritetet vijojnë të ndihmojnë komunitetet e goditura nga përmbytjet, ndërsa situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
