Armëpushimi, gjenden 33 palestinezë të vdekur pas tërheqjes izraelite nga Gaza

Të paktën 33 trupa palestinezësh u gjetën pas tërheqjes izraelite nga Gaza.
“33 trupa u gjetën në disa pjesë të qytetit”, deklaroi drejtori i Spitalit Al-Shifa, Dr. Mohammed Abu Salmiya.
Qeveria izraelite ratifikoi mëngjesin e sotëm fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje për Gazën, e cila do të çojë në një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, e pohuar kjo nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Armëpushimi duhej të hynte në fuqi fill pasi kabineti izraelit i dha OK-in e tij, por dëshmitarë okularë pohuan për BBC se gjatë natës ka pasur sulme ajrore në disa pjesë të Gazës.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa pretendon se IDF bombardoi orët e para të ditës së sotme Khan Younis-in; shënjestra sipas saj, ka qenë zona e al-Katiba-s, në qendër të qytetit ku ushtria izraelite përdori dronë e zjarr artilerie.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

