
Besnik i Donald Trump! Kash Patel konfirmohet si drejtor i FBI-së nga Senati amerikan

Senati amerikan ka konfirmuar Kash Patelin si drejtorin e ardhshëm të FBI-së, duke vendosur në krye të agjencisë më të lartë të zbatimit të ligjit në vend një besnik të patundur të Presidentit Donald Trump.
Kandidatura e tij u përball me kritika nga demokratët në Capitol Hill, të cilët kanë paralajmëruar se Patel është gati të përdorë pozicionin e tij për të kërkuar hetim kundër armiqve politikë të Trump.
Në seancën ku u votua për emërimin e tij, Patel nuk i mohoi këto pretendime, por pohoi se ai besonte se FBI ishte përgjegjëse ndaj departamentit të drejtësisë dhe në fund të fundit, Shtëpisë së Bardhë.
Përgjigjet e Patel tregojnë se mbërritja e tij në selinë e FBI-së do të sjellë një kapitull të ri, ku presidenti drejton çdo agjenci dhe ato janë në gatishmërisë për t’i dhënë përparësi axhendës së politikave të administratës.
Drejtorëve të FBI-së u jepen mandate 10-vjeçare si një mënyrë për t’i izoluar ata nga ndikimi politik dhe për t’i mbajtur ata që të mos i nënshtrohen një presidenti ose administrate të caktuar.
Patel u zgjodh në nëntor për të zëvendësuar Christopher Wray, i cili u zgjodh nga Trump në 2017 dhe shërbeu për më shumë se shtatë vjet. Ai dha dorëheqjen përpara se Trump të merrte detyrën në ffilm të këtij viti.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128